Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar në lidhje me konfliktin mes disa punonjësve të policisë në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në një berberhane në rrugën “Nikolla Tupe”, ku efektivi Vladimir Laska është përplasur fizikisht me Marjus Iljazin. Më pas në debat është përfshirë dhe efektivi tjetër Rigels Iljazi.

Në njoftimin zyrtar, AMP bën me dije se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për efektivin Rigers Iljazi i dyshuar për ‘Kanosje”si dhe për shefin e operacionales Vladimir Laska. i dyshuar për “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Tiranë ka referuar në Prokurori materialet proceduriale në gjendje të lirë në ngarkim të 2 punonjësve të Policisë dhe 1 shtetasi, konkretisht:

– Rigers Iljazi 33 vjeç, efektiv i FNSH, i dyshuar për ‘Kanosje”;
– Vladimir Laska44 vjeç, efektiv i Forcës së Posaçme Operacionale, i dyshuar për ‘Kanosje” e “Dëmtime të tjera me dashje”;
– Marjus Iljazi 33 vjeç, i dyshuar për “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Nga veprimet hetimore rezulton se punonjësi i policisë V.L., jashtë shërbimit, është konfliktuar e përplasur fizikisht, për motive të dobëta, së pari me shtetasin M.I., në një dyqan në rrugën “Nikolla Tupe”. Më pas në debat është përfshirë dhe punonjësi tjetër i Policisë, R.I., edhe ai jashtë shërbimit.

Me marrjen e njoftimit kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 2 Tiranë dhe forcat “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar palët deri në përfundim të veprimeve të para hetimore.

Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj dy efektivëve të Policisë.

Materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re