Vit i ri, avazi i vjetër për politikanët shqiptarë, të cilët janë përfshirë paraditen e sotme në reagime dhe akuza në rrjetet sociale. Ka qenë presidenti Meta ai që shprehur mëngjesin e sotëm shqetësimin et ij për largimin e ”trurit” të shqiptarëve jashtë vendit, ndërsa nuk vonoi më pas dhe shfajqësimi i Ramës, i cili i kujtonte kreut të shtetit faktin se për shumë vite ka qenë në pushtet.

Lidhur me këtë përplasje ka reaguar dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili shkruan se Rama gjithnjë kërkon të fajësojë të tjerët për dështimet e tij. Sipas Bashës vendi duhet të shpëtojë menjëherë nga katastrofa, dhe kjo mund të realizohet vetëm përmes largimit të Ramës nga qeveria.

“Edhe sot Rama u përpoq të fajësojë të tjerët për dështimet e tij. Largimi masiv i shqiptarëve është një nga dështimet më të mëdha të Ramës. Shqipëria po humb një brez të tërë prej largimeve masive të 8 viteve të fundit. Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë”, shkruan Basha në një postim në rrjetet sociale.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re