106 tifozë të ekipeve të futbollit “KF Tirana” dhe “KF Vllaznia” janë shoqeruar në polici pasi u konfliktuan fizikisht, në Rrugën e Kombit, dhe dëmtuan autobusët me të cilët udhëtonin.

 

Prej tyre, janë vënë në pranga 8 tifozë dhe proceduar penalisht 20 të tjerë.

 

Për konfliktin fizik dhe dëmtim të autubusëve me të cilët udhëtonin tifozët, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Klejvi Xeka, Klejdi Zyka, Renato Markgjoni, Ismail Asllani, Klodian Dumi, Rakip Lala, Fabjon Kurti dhe Frensi Shehi.

 

Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 20 tifozë të tjerë, nga të dyja ekipet.

 

Ndërkaq, tifozët e tjerë të shoqëruar, në përfundim të veprimeve procedurale, janë lënë të lirë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkaterrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re