Politikani i njohur Besnik Mustafaj ka komentuar sherrin mes demokratëve në Komisionin e Edukimit, ku pati debate të ashpra mes Flutura Açkës dhe kolegëve të saj Noka dhe Bardhi.

Sipas Besnik Mustafaj, Açka nuk duhet të vinte në pozitë kolegët e saj, të cilët e kanë shpallur një strategji. Ai thotë se ajo duhet të ndiqte shembullin e Jorida Tabakut, e cila nuk është dakord me aksionin që po ndjek opozita, por ka theksuar se nuk do mbledhë komisionin që ajo drejton për të mos pasur përplasje.

“Ajo nuk duhej ta vinte veten në këtë pozitë që të provokonte kolegët e vet. Mund ta bënte online. Kemi rastin e zonjës Tabaku që është kryetare e një komisioni shumë të rëndësishëm. Ajo ka deklaruar se nuk është dakord me këto forma që po përdor opozita në Parlament, por ka deklaruar gjithashtu se nuk do ta mbledhë asnjëherë komisionin që të bie ndesh me opozitës. Ky duhet të ishte qëndrimi që duhet të mbante Flutura Açka.

Këta kanë vendosur këtë standard që të mos lejojë mbledhjen e komisioneve. Efektive është për sa kohë zë vend në deklaratën e komitetit të përbashkët PE-Shqipëri dhe në deklaratën e samitit evropian. Në adresimin e Shqipërisë thuhet të krijohen kushtet për dialog me opozitën. Opozita ka dy mundësi, fjalën dhe kur fjala nuk dëgjohet atëherë do bërtasë në të gjitha format e tjera”, u shpreh Mustafaj për News24.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re