11 ditë pas sherrit të ndodhur në një lokal në Lezhë, është kapur nga policia vëllai ish-deputetit Arben Noka, Gëzim Ndoka.

Pas ndalimit Gëzim Ndoka është lënë i lirë, pasi prokuroria ka vendosur që të hetohet në gjendje të lirë.

Ndërkohë, vijon të jetë ende në kërkim djali i tij, Kevin Ndoka.

Sherri ndodhi në një lokal në Lezhë më datë 12 janar, ku të lënduar mbetën dy kushërinjtë Gjergj dhe Nikolin Marku.

Ata kallëzuan në polici se babë e bir, Gëzim dhe Kevin Ndoka ishin personat që i dhunuan.

LEXO EDHE: Vëllai dhe nipi i ish-deputetit të PS bëjnë për spital dy kushërinjtë/ Ja pse nisi sherri në Lezhë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re