Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e dy personave në Vrakë të Malësisë së Madhe. Mësohet se sherri ka ndodhur në hyrje të një lokali, më pas ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit.

Dy personat e plagosur janë Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa autorit, shtetasi Lul Rakaj ndodhet në arrati dhe policia po punon për kapjen e tij.

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 09:45, në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi L. R., ka plagosur me armë zjarri shtetasit B. Ç dhe A. H, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore për kapjen e autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambjente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re