Detaje të reja kanë dalë nga përplasja e mbrëmshme e djemve të Tom Doshit, të cilët u shpallën në kërkim nga ana e policisë.

Një nga djemtë e tij është konfliktuar me shtetasin me inicialet R.S., në një sallon në zonën e ish-Bllokut. Konflikti mes tyre konsiderohet banal për një foto Instagrami. Fillimisht dy të rinjtë janë konfliktuar bashkë, duke shkëmbyer grushte mes tyre.

Më pas djali i ish-deputetit socialist është larguar për t’u rikthyer së bashku me vëllain dhe bodygardin e tij të identifikuar si E.L.

Burime policore bëjnë me dije se ata kanë goditur me sende të forta dhe shufër hekuri 38-vjeçarin. Ai është larguar nga aty dhe ka lajmëruar forcat e policisë duke i kërkuar ndihmë. Menjëherë forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë parë të riun të gjakosur.

I riu i ka kërkuar ndihmë policisë sepse po e qëllonin me sende të forta. Pas tij kanë ardhur dhe dy djemtë e ish-deputetit dhe bodygardi i tij, ku kanë vijuar ta qëllonin 38-vjeçarin.

Në këtë moment ka ndërhyrë dhe polici, por ata kanë goditur dhe punonjësin e policisë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pas marrjes në pyetje dhe të dëshmitarëve të tjerë në sallon, policia ka identifikuar dy djemtë e ish-deputetit, të cilët i ka shpallur në kërkim, si dhe ka arrestuar bodygardin.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re