Djali i Edmond Llangozit, i cili u ekzekutua në Greqi pas një sherri për borxh financiar, ka folur për mediat greke duke rrëfer se si ndodhi përplasja me armë. Mihal Llangozi ishte së bashku me vëllain Anxhelo kur panë babain të gjakosur në tokë nga plumbi vdekjeprurës.

Sherri nisi me 5 personat, të cilët janë shpallur në kërkim, por babai nuk ishte i përfshirë. E gjithë ngjarja fatale ndodhi për një borxh financiar me vlerë 600 euro.

“Babai nuk ishte i përfshirë. Ata na ndoqën, pasi qëlluan vëllanë tim, erdhi babai në ndihmë. Ata e qëlluan atë katër herë, vetëm një plumb e kapi. Vëllai im u kishte marrë hua dhe atë ditë në 11 janar unë i kërkova të shkonim së bashku për t’ua dërguar paratë. Ishin 600 euro” tha Mihali.

Ndonëse shkuan për të kthyer paratë, ndodhi përplasja mes tyre, ndaj djemtë ia mbathën dhe hynë në lokalin ku ndodhej i ati. Në gjaknxehtësi e sipër, autorët e krimit nxorrën armët dhe qëlluan të paktën 8 herë në drejtim të tyre.

Plumbi qorr kapi edhe kamarieren, e cila ndodhet në spital dhe po merr trajtim mjekësor së bashku me dy vëllezërit. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re