Ka ndërruar jetë në spital, 70-vjeçari, Haziz Musai, i cili qëllua me një plumb në kokë nga vëllai i tij, Nazif Musai, 77 vjeç pas një konflikti për motive pronësie.

Sherri i cili ndodhi mëngjesin e sotëm (6 mars), në fshati Qukës i Vjetër,  nisi pikërisht nga viktima i cili goditi i pari më sëpatë vëllain e tij dhe më pas ky i fundit u përgjigj duke e qëlluar me armë zjarri në kokë.

70-vjeçari mori ndihmën e parë në spitalin e Lushnjës dhe më pas u transportuar në spitalin e Traumës, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve duke ndërruar jetë pak orë më vonë,.

Po ashtu edhe 77-vjeçari mori lëndime, duke u transportuar me ambulancë në spital pas ngjarjes.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, shtetasin N. M., rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin H. M., me armë zjarri pistoletë.

Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sopatë), të përdorura gjatë konfliktit.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re