Sherri i ndodhur në 6 qershor për një rrënjë ulliri ka çuar në burg një pjestarë të familjes Dhama dhe tre të proceduar nga familja Alibeaj. Dy familjet u goditën me njëra tjetrën me mjete të forta dhe mjete prerës.

Si pasojë e sherrit u lënduan pesë persona, tre të familjes Alibeaj, Genti ,Erjon ,dhe Altjon si dhe dy bashkëshortët Dhama. Sherri u provokua nga mbjellja e një rrënje ulliri në rrugicën e lagjes “Barikadë”, e gjithë ngjarja ndodhi në prani të fëmijëve të familjes Dhama.

Seanca e drejtuar nga Gjyqtarja Lejda Çapja, prokuror Ledjon Pema dhe avokate Flutra Eski ka përfunduar me arrest në burg për 52 vjeçarin Kosta Dhama dhe detyrim paraqitje tre pjestarët e familjes Alibeaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re