TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga babë e bir pas sherrit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e “Komunës së Parisit” ku u plagos me thikë një i ri. Mësohet se sherri ndodhi për një vend parkimi.

Policia thotë se në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e “Komunës të Parisit”, ku si pasojë e një konfikti për motive të dobëta mbeti i dëmtuar me mjet prerës shtetasi D. L., rreth 27 vjeç, ju bëjmë me dije se janë arrestuar autorët (at dhe bir) shtetasit:– Edmond Merkaj, 53 vjeç, banues në Tiranë.– Edjano Merkaj, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 76, 22, 25 dhe 279 të Kodit Penal.

(m.k/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re