Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin mëngjesin e djeshëm nga një fshat i Lushnjës. Dy vëllezër janë konfliktuar në rrugë teksa janë takuar me njëri-tjetrin.

Sherri që dyshohet se është i vjetër dhe që policia jo pak herë është vënë në dijeni prej tyre për të, ka nisur vite më parë. Dje, pas përplasjes, vëllai më i ri në moshë, e ka sulmuar të vëllanë, 7 vjet më të madh me një sëpatë. Nga pamjet që erdhën nga vendi i ngjarjes së rëndë, i moshuari shihej i gjakosur, ndërkohë që ky i fundit ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar të vëllanë me plumb në kokë.

Është tentuar t‘i jepet ndihma e parë të plagosurit, por ka qenë e pamundur të ndërhyhet në spitalin e Lushnjës e për pasojë është parë e domosdoshme nisja për te Spitali i Traumës, por fatkeqësisht ai nuk mundi dot t‘i mbijetonte plagës fatale të plumbit që i kishte mbetur në kokë. Policia e arrestoi në vendin e ngjarjes të vëllanë, 77 vjeç, i cili edhe dëshmoi në lidhje me hershmërinë e konfliktit, dijeninë e policisë për konfliktin si dhe gjithçka kishte ngjarë në atë moment të trishtë për ta.

NGJARJA

Në fshatin Çukës të Lushnjës, dy vëllezër u përfshinë në konflikt për çështje pronësie, ku njëri mbeti i vdekur e tjetri i plagosur. Shkak për sherrin që nisi me sëpata e përfundoi te përdorimi i pistoletës është bërë një sipërfaqe e vogël toke, e cila ndodhet mes dy shtëpive të vëllezërve Musai.

Burimet bëjnë të ditur se vëllezërit nuk kishin gjetur dakordësinë për ta përdorur këtë tokë si rrugë për të futur makinat në oborret e shtëpive. Fillimisht Haziz Musai 70-vjeç ka goditur me sëpatë të vëllanë, Nazifin 77-vjeç, duke i shkaktuar plagë në trup. Më pas 77-vjecari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në kokë vëllanë. 70-vjecari Haziz Musai u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Shefi i komisariatit të Lushnjës, Edmond Pjetraj dha detaje nga vendngjarja.

‘Dy vëllezër pas një konflikti për motive pronësie, fillimisht me sende të forta, konflikti ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit. Policia ka marrë masat, është sekuestruar arma, është kapur autori dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore’- tha për mediat lokale, Edmond Pjetraj, drejtuesi i komisariatit të Lushnjës. I plagosur mbeti  i cili ka marrë mjekimin në spitalin e Lushnjës. Në dëshminë e parë për hetuesit, Nazif Musai deklaroi se vëllai i vogël e ka goditur disa herë, duke e vënë poshtë, kështu u detyrua të nxirrte armën. I moshuari tha se debatet për tokën kanë qenë të vazhdueshme mes tyre.

HETIMET

Nazif Musai ka dëshmuar para policisë teksa është dërguar në spitalin e Lushnjës për të marrë mjekimin për plagët që kishte në trup nga sulmi që i kishte bërë Hazisi, 70 vjeç, me një sëpatë që e ka pasur me vete në momentin që ka takuar të vëllanë. Ai i ka thënë grupit hetimor se në fakt ishte lajmëruar disa herë policia për atë sherr mes tyre, por sa herë është shkuar në komisariat, policia i ka kthyer mbrapsht duke iu thënë ta zgjidhnin vetë me qetësi konfliktin.

Ai ka treguar se është zënë me të ditën e djeshme, në mëngjes, sërish për të njëjtin problem që lidhet me kalimin në atë copë tokë, që e pretendonin të dyja palët. Askush nuk di të thotë nëse ndokush ka ndërhyrë ndonjëherë mes vëllezërve për ta shuar konfliktin, por policia doli dje dhe dha vetëm detajet e krimit të rëndë ndodhur në familje.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re