Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar Presidentin e ekipit të Kastriotit, Alban Vogli, 34 vjeç dhe drejtorin teknik i Gazmend Vogli, 32 vjeç veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” e kryer në bashkëpunim, dhe “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive” të kryera në bashkëpunim:

“Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi ditën e djeshme në rrugën “Sulejman Delvina”, tek stadiumi “Selman Stërmasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana – Kastrioti, këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kanë hyrë në fushën e lojës duke shkaktuar tension dhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta dhe më pas kanë goditur dy punonjës policie për të shmangur shoqërimin e tyre” njofton policia.

Gjithçka ka ndodhur pas golit të shënuar nga ekipi i Tiranës.

Tifozët e Kastriotit protestuan fuqishëm pasi lojtarët bardheblu nuk respektuan “Fair Play” dhe shënuan gol në momentin që lojtari i krutanëve ishte i shtrirë në fushë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re