Skip to content

Shesh dhe kënd i ri lodrash për banorët e rrugës “Eshref Frashëri” në Tiranë

Një tjetër lagje në kryeqytet, kësaj here në zonën e “Don Boskos”, po merr një pamje të re, me infrastrukturë rrugore, ambiente çlodhëse dhe argëtuese, si dhe shërbime cilësore për qytetarët.

 

Bëhet fjalë për bllokun e banimit në rrugën “Eshref Frashëri”, ku falë investimeve të Bashkisë së Tiranës, e gjithë hapësira ka marrë një pamje të re.

 

Punonjësit e Mirëmbajtjes së Rrugëve vijojne punën për rehabilitimin e zonës, me shtrimin e trotuareve, vendosjen e stolave, ndriçimin dhe gjelbërimin.

 

Po kaq i rëndësishëm për banorët e zonës, është investimi për këndin e ri të lodrave për fëmijët, i cili ndërthuret së miri me infrastrukturën në rrugën “Eshref Frashëri”.