Radikali Sheshel, njeriu që përçon pareshtur deklarime kontraverse, ka befasuar me normalitetin e tij në përcjelljen e urimit për Kurban Bajram.

 “Iu uroj të gjithë serbëve të besimit islam dhe të gjithë muslimanëve që jetojnë në Serbi, shumë lumturi dhe gëzim me rastin e festës së madhe Kurban Bajram. Bajram sherif mubarek olsun!”, ka shkruar Sheshel në Twitter, ku veçon dhe një frazë në turqisht nga urimi.

Vetëm ditët e fundit, kreu i radikalëve serbe, i njohur për nacionalizmin e tij ekstrem, përçoi dy mesazhe të “çmendura”: iu gëzua vdekjes së Kofi Annan-it, si dhe deklaroi se duhet pritur ikja e NATO-s për të shkuar deri në Durrës me ushtrinë serbe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re