Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike bën me dije se kandidati fitues nga kato zgjedhje ka dalë Shezaim Ymeraj me 275 vota.
Kandidati përballë tij Ardian Rama ka marrë vetëm 119 vota, nga 394 votues gjithsej. Sipas deputetit Luan Baçi i shprehur edhe më herët si i deleguar i Partisë Demokratike për qarkun Fier, këto votime vijojnë të tregojnë rëndesinë për të ardhmen e Partisë Demokratike.
“Votimet kaluan shkëlqyer, dy kandidatët ishin në një nivel vllazëror. Në këtë rast fitoi PD-ja. Me këtë pjesëmarrje këtu ne treguam se PD-ja është në nivele të larta në Patos. Gjithmonë duke ecur nën drejtimin e grupit të Rithemelimit ne jemi për bashkimin e PD-së të grumbullimit të gjithë demorkatëve për tu përballur me Edi Ramën i cili ka çuar regjimi i tij në skamje këtë popull. PD-ja e Patosit do të ecë më parë që ne të kemi rezultate të mira që Patosi mos jetë si gjithmonë e së majtës por të kthehet edhe një herë blu”, tha kandidati fitues Shezaim Ymeraj.
Rrapi Gjika, dega Fier
Resmi Shanaj, në Mallakastër
Emels Xhaxhaj, në Roskovec
Shezaim Ymaraj në Patos
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
