Skip to content

Shfaqën shenja helmimi, 5 nxënës të një shkolle në Golem përfundojnë në spital

5 nxënës të një shkolle në Golem janë helmuar nga gazi i një bombole.

Fatmirësisht fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën.

Dy prej tyre janë dërguar në spitalin e Durrësit ndërsa të tjerët kanë marrë ndihmë në një qendër shëndetësore.

Fëmijët kanë patur vështirësi në frymëmarrje si dhe marrje mendësh.