Identifikohet rasti i parë me linë e majmunit në Shqipëri. Burime për Top Channel konfirmojnë se sëmundja infektive virale shkaktuar nga virusi monkeypox është diagnostikuar tek një i ri rreth të tridhjetave.
Mësohet se i riu ka udhëtuar jashtë vendit, të paktën kjo është ajo që ka treguar para mjekëve të cilët e lidhin këtë të fundit si shkak infektimi, pasi deri më tani në Shqipëri nuk kanë identifikuar ose të paktën nuk janë raportuar nga Instituti i shëndetit publik raste të prekura nga lija e Majmunit.
Simptomat e kësaj sëmundje janë temperaturë, dhimbje trupi, ënjtje të nyjave limfatike, skuqje dhe puçrra që shndërrohen në flluska me kore. Ato dalin zakonisht në duar fytyrë dhe organe gjenitale.
Kujtojmë se një ditë më parë, Organizata Botërroe e Shëndetësisë (OBSH), njoftoi se lija e majmunit do të vijojë të mbetet një emergjencë shëndetësore.