Shamani QAnon, i cili u bë i famshëm për pamjen e tij me brirë gjatë sulmit në Kongres më 6 janar, u shfaq për herë të parë në pamjen e tij origjinale pas arrestimit.

Emri i vërtetë i tij është Jacob Anthony Chansley. Ai u transferua të enjten nga IEVP në Uashington në Qendrën e Paraburgimit të Aleksandrisë, në Virxhinia, ku ai u fotografua, pa brirët e tij të njohura.

Chansley u transferua në një institucion tjetër sepse burgu ku ai ishte vendosur nuk mund t’i plotësonte nevojat e tij për ushqim organik, shkruan Daily Mail.

Institucion i Uashingtonit nuk mund të pajtohej me një vendim gjykate që Chansley-it duhej të shërbehej ushqim organik ndërsa ishte në paraburgim, për shkak të bindjeve të tij fetare.

Objekti në Virxhinia “është i aftë dhe i gatshëm të plotësojë kërkesat ushqyese të Chansley-it”, thanë dokumentet e gjykatës, sipas Daily Mail.

Vendimi erdhi vetëm një ditë pasi gjyqtari miratoi kërkesën e Chansley-t për t’i shërbyer ushqim organik.

Sipas avokatit të tij, Chansley nuk hëngri për nëntë ditë. Avokati i tij, Albert Watkins, pretendoi se Chansley kishte humbur 20 kilogramë që kur u transferua nga Arizona në Uashington javën e kaluar.

Në një prononcim të paradise ditëve, ai tha se do dëshmonte kundër Trump-it, pas ndihej i tradhëtur prej tij në kuazën e djathtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re