Shërbëtori i Edi Ramës, që u përdor për të shembur Teatrin Kombëtar ditën e sotme, ka xhiruar një video, për të justifikuar shkatërrimin e një godine të trashëgimisë tonë kulturore.
Duke e kuptuar se furtuna e shkaktuar, ka rrezik ta dëmtojë në mënyrë të pakthyershme, Veliaj ka përdorur një ton të ulët dhe një strategji të re propagande. Ai thotë se i shtrin dorën të gjithëve, përfshirë atyre që sot janë “mërzitur” nga shembja e Teatrit.
Njeriu që shfaqet shpesh agresiv ndaj kundërshtarëve dhe sulmon gjithëkënd me fjalor të ulët, sot u shfaq në rolin e Papës së Romës, për të bindur një masë të madhe njerëzish të revoltuar, se ka bërë veprimin e duhur, duke shembur Teatrin Kombëtar, pak ditë pasi shefi i kaloi pronësinë. /TPZ.al/
VIDEO-JUSTIFIKIMI: