Një dëshmi nga një ish-oficer policie në arrati, sapo ka nisur të trazojë situatën politike me një tjetër çështje. Emiljano Nuhu, ish-efektiv i Komisariatit të Fushë Krujës, pretendon se deputeti i zonës Rahman Rraja, kolegu i tij Taulant Balla – pra të dy të PS-së, si dhe kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi, i kanë bërë presion në zyrë që të mos merrej me denoncimin e një shtetaseje e cila akuzonte djalin e deputetit Rraja për përdhunim. Nuhu pretendon madje se vëllai i deputetit, Rexhep Rraja, i ka vënë pistoletën në kokë. Pos kësaj, ish-oficeri i policisë pretendon se deputeti Rraja bashkëpunonte me grupin kriminal të Niklës dhe me vetë Durim Bamin.

Mediat kanë publikuar dhe një letër që ai u ka dërguar krerëve të shtetit për çfarë i ka ndodhur. Emiljano Nuhu thotë se i ndjerë i kërcënuar me jetë, ka marrë familjen dhe është larguar nga Shqipëria. Dëshminë e tij ia ka dhënë po atij, gazetarit pranë opozitës Basir Çollaku, te i cili u rrëfye dhe ish-inspektori i anti-drogës së Komisariatit të Vlorës, Dritan Zagani, njeriu që foli për herë të parë për lidhjen për Habilajt që përdornin Audin e ministrit Tahiri.

Në reagimin e parë nga kahja e akuzuar, deputeti Balla, është thënë prej tij se kjo është Babalja e radhës.                          

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re