Pas më shumë se 24 orësh not, nga Brindizi drejt Vlorës, avokatja Eva Buzo ka ndërprerë sfidën e saj për të kaluar me not kanalin e Otrantos, pas problemeve shëndetësore që ka shfaqur në ujë.

Sipas informacioneve Buzo ka shfaqur probleme në të folur, kripën e tepërt dhe një picckimi që ajo ka pësuar.

Gazetari Elton Nika raporton se 35 vjeçarja pas ndërprerjes së garës ndodhet në reanimacionin e spitalit të Vlorës në kujdesin e mjekëve, ku paraprakisht mësohet se ajo është në gjendje të përgjumur.

Ajo është tërhequr në miljet e fundit ku i duheshin edhe 10 km për të arritur në destinacionin e saj.

Avokatja shqiptaro-australiane këtë sfidë e kishte ndërmarrë për të thyer rekordin e saj të mëparshëm prej 29 orë pa ndërprerje noti, këtë herë kishte zgjedhur që të bënte rrugëtimin nga Brindizi për në brigjet e Vlorës, për tu pritur më pas nga të afërmit e saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re