Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Burrel, ku një fëmijë 2 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Një fëmijë i mitur i moshës 2-vjeç, në ambientet e çerdhes nr 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit. Për pasojë i mituri ka humbur jetën në spital.”, njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Mësohet se i mituri ishte ditë më parë me temperaturë dhe të vjella.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re