Kreu i grupit Paralamentar të PS, Bledi Çuçi sqaroi më tepër për përplasjen e ashpër në Kuvend e cila përfundoi me zaptimin e platformës qeveritare nga deputetët e opozitës.

I pyetur nga gazetarët se pse nuk mund të ndryshohet bashkëkryetari për komisionin e Reformës Zgjedhore, Çuçi shprehet se kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi nuk mund t’i kërkojë ndryshimet përmes dhunës në institucion.

“PD ka hallet e saj që duhet ti zgjidhë brenda saj dhe të mos i transplantojë këtë të Parlamentin e Shqipërisë.

Përbërja ndryshohet, bashkëkryetari duhet të mbart të gjithë konsensusin politik. Ne kemi dëshirën që sëbashku të bëjmë më të mirën për Shqipërinë.

Ka një vendim në fuqi për një komision. Kërkohet një bashkëkryetar që të mbart konsensus, jo duke mos pritur përgjigje dhe duke zaptuar platformën e qeverisë. Nuk kanë të drejtë të zaptojnë institucionet me dhunë. Është një e drejtë e opozitës për të ngritur kom hetimore, por nuk është absolute. Mos qenia absolute lidhet ngushtësisht dhe me objektin e komisionit hetimor. Jemi vetëm kundër objektit.”, theksoi kreu i grupit të mazhorancës.

“Ka kërkuar kryetari i grupit parlamentar të PD… dhe mënyra se si e kërkoi duke zaptuar duke mos pritur përgjigjen e mazhorancës, duke bërë atë akt të dënueshëm, si mund të kërkojë konsensus një palë politike për një proces që themelin e saj ka koncensusin.”, tha deputeti i PS.

“Ishim Dëshmitarë të një shfaqej të shëmtuar.

Besoj se kjo të paktën nuk është mënyra e duhur për të kërkuar qoftë të drejtave të cilat pretendojnë se u kanë munguar, qoftë për të bërë politikë në vendin

Asgjë nuk justifikon dhunën ndaj institucionit.

Ne s’kemi rrëzuar asgjë, ka një vendim për të një komision bipartizan, ai është një komision që bart një konsensus politik. Ka në përbërjen e saj 50 përqind opozita, 50 përqind mazhoranca. Vetë vendimi për Komisionin Hetimor e thotë që bashkëkryetarët zgjidhen një nga PD dhe një nga PS.”, tha Çuçi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re