Google ka nisur testimet me një temë të errët të shfletuesit Chrome. 9to5Google raportoi se tema po testohet në macOS dhe Windows 10 pjesë e versioneve Canary të Chrome.

Shfletuesit do të zgjedhë automatikisht implementimin e temës së errët apo të bardhë në varësi të konfigurimit të sistemit në macOS dhe Windows.

Nuk është e qartë sesi Google do të aplikohet tema e errët. Por nëse implementohet Chrome do të ketë ngjyrën zezë së ngjyrën kryesore e aplikuar tek kornizat, menutë dhe tabet.

Është e mundur që tema të debutojë më Chrome 74 versioni i cili mbërrin në muajin Prill. Aktualisht ndërtimet Canary janë në versionin 74 por jo gjithnjë funksionet e testuara në këtë kanal mbërrijnë tek ai stabil.

Gjithsesi është një ndryshim i mirëpritur dhe vjen pak javë përpara se Microsoft të testojë versionin Chromium të shfletuesit Edge.

Microsoft do të bëjë ndryshime të shumta tek kodi i Chrome për ta përshtatur sa më mirë me Windows-in. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re