Gjykata e Sarandës ka ka lënë të lirë 4 nga 6 të arrestuarit e operacionit për tjetërsimin e pronave në qytetin bregdetar, mes tyre një lulishte prej 10 mijë m2 në zonën e Kanalit të Cukës.

Gjyqtari Shkëlzen Licaj ka vendosur ndryshimin e masës nga arrest me burg kërkuar nga prokuroria në arrest shtëpie për Pandi Zhongen, Drejtor i Urbanistikes ne Bashki, Rovena Alikajn, juriste në ASHK, Arhondia Caraj, përfituese trualli dhe Valter Llomi, përfitues trualli.

Ndërkohë Aleko Anagnosti noter dhe Fredi Merkuri përfitues, u lanë në  masën e sigurisë arrest në burg me afat 45 ditor, ku sipas gjykatës prokuroria do duhet të sjell prova për implikimin e tyre.

Ndërkohë për Ardian Kolën ish kreu e kadastrës Sarandë mbetet masa e arrestit në mungesë, ndërsa prej disa kohësh ai ka ikur në Angli duke dhënë më herët dorëheqjen nga posti.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re