Kjo e martë ishte dita me numrin më të ulët të rasteve me koronavirus në Shqipëri.

Adela Vasili nga Instituti i Shëndetit Publik njoftoi për mediat se në 24 orët e fundit është shënuar vetëm një rast pozitiv në Tiranë.

Gjithsej në vendin tonë numërohen 949 të infektuar, nga të cilët vetëm 176 janë aktivë.

“Gjatë 24 orëve të fundit kemi të konfirmuar vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë, nga 177 testime të kryera për të dyshuar të prekur me Covid19. Të shëruar janë 15 qytetarë.”

Bashkë me 15 të shëruarit në orët e fundit, numri total ka shkuar në 742. Të shtruarit në spitale vijojnë të jenë në shifra të ulëta. 15 janë pacientët që kanë nevojë për trajtim mjekësor dhe vetëm tre prej tyre në gjendje të rëndë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re