Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha promovoi dje librin e tij të parë, ndërsa shpërndau edhe disa kopje duke dhënë autografe.

Një prej tyre e ka marrë edhe zëdhënësja e fushatës së PD-së, Floriana Garo, e cila beson se Basha do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit.

“Nje autograf i vecante nga Kryeministri i ardhshem Lulzim Basha!”, shkruan Garo në rrjetet sociale, e cila ka shfrytezuar dhe motin pa reshje te dites se sotme per te levizur drejt selise se PD!

“Misioni im”, libri i Bashës ngjalli reagime të shumta menjëherë pasi u bë publik lajmi për botimin. Shumë e krahasuan si një skemë të ngjashme me atë të Edi Ramës, që pak para se të bëhej kryeministër, publikoi librin “Kurban”.

Megjithatë nuk munguan as akuzat për plagjaturë madje edhe deri aty sa kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ironizoi duke nënkuptuar se librin Bashës ia kanë shkruar të tjerë. Duke qeshur ajo shkroi se në Shkodër thuhet që “Basha s’e di çfarë është shkruar në librin e tij”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re