Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një fakt të ri që provon siç thekson, se kreu i qeverisë po shfrytëzon krizën e pandemisë për të ndarë miliona euro me klientelën e vet.

“Covid PPP është edhe më i rrezikshëm se sa Covid-19 për shqiptarët! – shkruan Berisha në Fb. – Edvin PPP Maska ndan dy ditët e fundit, 20 milionë euro me klientelën!”

“Ndërkohë që ende nga Thesari nuk kishte disbursuar asnjë qindarkë për luftën kundër epidemisë, Edvin PPP ka disbursuar vetëm në dy ditët e fundit për klientelën e tij 20 milionë euro, – shpjegon ish-kryeministri, – kurse në dy javët e fundit së bashku me Lal Plehun, kanë disbursuar apo ndarë me klientelën fiks 50 milionë euro.

Kjo tregon edhe njëherë se për shqiptarët, korrupsioni i Edvin PPP dhe narko-qeveritarëve është një Covid PPP e vërtetë edhe më i rrrezikshëm se Covid-19!

Dënoj me ashpërsi shfrytëzimin e epidemisë së Covid-19 nga Covid PPP e Edvin PPP dhe narko-qeveritarët e tyre,” përfundon Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re