Skip to content

Shfrytëzonte 36-vjeçaren si punonjëse s*ksi, arrestohet tutori! I riu i dënuar edhe më parë për prostituimin e saj në Shqipëri dhe në Greqi

Policia ka arrestuar një 32-vjeçar të akuzuar për shfrytëzimin e një gruaje si punonjëse seksi.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe 36-vjeçarja me iniciale A. H., që ushtronte prostitucionin.

Tutori akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion në Berat dhe në Lushnjë.

Gjithashtu, 32-vjeçari rezulton i dënuar më parë, për shfrytëzimin e të njëjtës shtetase, për prostitucion në Shqipëri dhe në Greqi.

 

Njoftimi i policisë:

DVP Berat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Precedenti”.

Operacioni, rezultat i një hetimi disajavor, me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit.

Arrestohet një 32-vjeçar që shfrytëzonte një 36-vjeçare, për prostitucion në Berat dhe në Lushnjë.

Në pranga dhe shtetasja që ushtronte prostitucion.

32-vjeçari, i dënuar më parë, për shfrytëzimin e të njëjtës shtetase, për prostitucion në Shqipëri dhe në Greqi.

Në kuadër të operacionit “Precedenti”, si dhe në zbatim të masës së sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Beratit, përkatësisht për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit “ dhe “Prostitucioni”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Berat, gjithashtu në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Memaliaj u kap dhe ndalua shtetasja A. H., 36-vjeçe, banuese në Memaliaj, Tepelenë, për veprën penale “Prostitucioni”.

32-vjeçari akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion në Berat dhe në Lushnjë, shtetasen A. H.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

“”