Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume gjatë një intervistë për “Fax News” ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar kodin zgjedhor duke shfuqizuar pragun prej 1% për kandidatët e pavarur të cilët zgjedhin të kandidojnë në zgjedhjet parlamentare.

Kume tha se ky vendim rregullon një pasaktësi të mbetur në Kodin Zgjedhor, duke theksuar se kandidatët duhet të jenë të barabartë në garë.

Gjithashtu Kume theksoi se rezultati i certifikuar i zgjedhjeve të 25 prillit nuk diskutohet në atë që mund të vendosin Gjykata Kushtetuese, apo rivlerësimin e votave dhe kutive të votimit.

Ky vendim i Kushtetueses për të shfuqizuar kërkesën në pragun Kombëtar 1% edhe për kandidatët e pavarur për mua është një vendim normal dhe kjo rregullon një pasaktësi të mbetur në Kodin Zgjedhor. Kjo në Kodin Zgjedhor ka rrjedhur si e tillë dhe në zgjedhjet e kaluara u zbatua sepse në dispozitën që parashikon vendosjen e pragut në zbatim të dispozitës Kushtetuese është shkruajtur që subjektet zgjedhore duhet të kalojnë pragun 1% në nivel vendi. Në Kodin Zgjedhor janë edhe kandidatët e pavarur. Kjo është një pasaktësi që prodhoi si e tillë një shmangie nga standardet që duhet të plotësojnë në proceset zgjedhore ku të gjithë kandidatët të jenë të barabartë në garë në kuptimin që mos jenë të diskriminuar njëri kundër tjetrit vetëm si rezultat i asaj që parashikon ligji.

Rezultatet në zgjedhjet e kaluara nuk ka ndodhur sikur ky kushtëzim ligjor nuk ka sjellë pasoja për kandidatët e pavarur. Partitë e voglave duhet të marrin numrin e votave që të marrin një mandat dhe të kalojë pragun. Për të fituar një mandat në Tiranë duheshin 11 mijë vota. Vendosja e pragut nuk është vetëm nga vendi ynë pasi përdoret edhe në vendet e tjera, justifikohet pragu kombëtar. Unë mendoj se ne kemi nevojë si shoqëri që të kemi në garë sa më shumë alternativa të ndryshme, kurse partitë rajonale Shqipëria është shumë e vogël dhe nuk është e domosdoshme që të parandalojmë efektet e këtyre ndasive duke vendosur pragun natyral të zgjedhjeve. Dua të theksoj se në përgjithësi reformat zgjedhore janë bërë si proces i dy partive të mëdha PS dhe PD.

Për mua nuk ka efekt prapaveprues, që do të thotë që rezultati i certifikuar i 25 prillit nuk diskutohet atë që mund të vendosin Gjykata Kushtetuese, apo rivlerësimin e votave dhe kutive të votimit. Nuk kanë efekte prapavepruese. Nuk është efekti i pragut kombëtar 1% ai i cili komandoi sesi u realizuan aleancat parazgjedhore”, u shpreh Kume.

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar për herë të dytë kodin zgjedhor duke shfuqizuar këtë herë pragun prej 1% për kandidatët e pavarur të cilët zgjedhin të kandidojnë në zgjedhjet parlamentare. Kodi Zgjedhor, neni 162 thotë se nuk merr mandat deputeti i pavarur që nuk kalon pragun 1%. Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e kandidatit të pavarur, Elton Debreshi. Sipas Kushtetueses, fjalia e dytë e nenit 162 të Kodit Zgjedhor e papajtueshme. Kjo është hera e dytë që Kushtetuesja rrëzon Kodin Zgjedhor. Hera e parë ishte për herësin.

Gjykata Kushtetuese merr vendim për rrëzimin e Kodit Zgjedhor, shfuqizon pragun 1% për kandidatët e pavarur

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re