Policia e Tiranës ka vënë në pranga menaxheren e një qendre masazhi, shpallen në kërkim administratorja dhe procedohen në gjendje të lirë tre punonjëse të një qendre masazhi.

 

Në sajë të operacionit të koduar “Extra Service 2”, është vënë në pranga shtetasja me iniciale R. M., 33 vjeçe dhe është shpallur në kërkim administratorja e qendrës së masazhit, A. T., 32 vjeç.

 

Sipas policisë këto shtetase vinin në dispozicion ambientet e qendrës së masazhit për të ushtruar prostitucion nga vajzat e punësuara të cilat iu ofronin klientëve meshkuj shërbime “Extra” kundrejt pagesës.

 

Ndërkohë në cilësinë e provës material janë sekuestruar 7 aparate celular dhe 1 bllok shënimesh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re