Këtë të enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi.
Reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatar përgjatë zonave bregdetare dhe ultësirës perëndimore.
Në zonat malore reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek, shoqëruar me valëzim në det të forcës nga 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore -1 deri 3°C, në zona e ulëta 1 deri 12°C dhe në zona bregdetare 2 deri 12°C