Vendi ynë është përfshirë nga mot i paqëndrueshëm që prej ditës së djeshme.

 

Vranësira dhe reshjet e shiut do të jenë të pranishme dhe këtë të enjte.

 

Mundësitë për shi janë më të mëdha në zonat malore verilindore dhe juglindore.

 

Nuk përjashtohet mundësia e breshërit në zona të izoluara. Vranësirat do të na shoqërojnë deri në fund të ditës.

 

Temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 30°C.

 

Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re