Këtë të premte pritet të kemi mot me vranësira dhe reshje shiu me intensitet deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit.

 

Në zonat malore kryesisht në juglindje reshje bore me intensitet deri mesatar.

 

Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e para të mëngjesit e më pas do të mbizotërojë orët me diell.

 

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 1-10m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës nga 1 deri në 2 ballë.

 

Temperaturat parashikohen: në zona malore -1 deri 6°C

 

në zona e ulëta -1 deri 12°C

 

në zona bregdetare 5 deri 12°C

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re