Në qarkun e Korçës ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike pasi reshjet e shiut gjatë natës janë shoqëruar me erë të fortë. Sipas Shtabit të Emergjencave në Prefekturën e Korçës disa zona si në Kolonjë, Gorë, Mokër, Leskovik e Panarit kanë probleme me energjinë elektrike.

Në këto zona reshjet e shiut janë shoqëruar me erë të fortë dhe për rrjedhojë gjatë natës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Ekipet e OSHEE janë në terren prej mëngjesit dhe po punojnë për të riparuar të gjitha defektet në rrjet për abonentët që kanë mbetur pa energji elektrike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re