KJo fundjave do te jete serish me mot te ndryshueshëm.

Ditën e shtunë do të karakterizohet nga vranësira e reshje shiu të pakëta deri në mesditë, të cilat në zonat jugore do të mbeten të izoluara deri në orët e pasdites.

Më tej vranësirat do t’i lenë vendin kthjellimeve.

Prej së dielës paradite do të vijë dendësim i vranësirave dhe në orët e mesditës reshjet shiut do të përfshijnë pjesën veriore e qendrore dhe gradualisht do të fitojnë intensitet të lartë në të gjithë bregdetin, veriperëndimin e jugperëndimim.

Reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave me rrufe.

Dëbora do të prekë alpet si dhe gradualisht me rënien e temperaturave edhe zonat e tjera malore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re