Skip to content

Shi e breshër në Maliq, dëme në disa fshatra, përmbyten rrugët

Maliqi është një ndër zonat që është prekur nga reshjet e dendura të shiut mesditën e kësaj të shtune.

Gazetari Roland Beqiraj raporton për ABC News se pasojat e një rrebeshi që zgjati më pak se një orë në Bashkinë e Maliqit kanë lënë një sërë pasojash pas.

Sipas informacioneve mësohet se si pasojë e rrëbeshit janë shembur disa pemë, rrugë të përmbytura dhe dëme të pallogaritshme në kulturat bujqësore kryesisht në vreshta dhe në perime.