Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 69 raste të reja dhe tre humbje jete.

Kështu numri total i të infektuarve në vend rritet në 2,535 ndërsa ai i vīktimave në 62.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në spitalin Infektiv vijon të ketë shtrime ndërsa aktualisht po marrin ndihmë mjekësore 79 pacientë, shtatë prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa tre janë të intubuar.

Sa i përket rasteve aktive, nga 2,535 të infektuar, rezulton se ende të sëmurë me Covid-19 janë 1,014 qytetarë. Nga shifrat duket se kemi një shtim të rasteve aktive pasi ditën e djeshme numëroheshin 970 të tilla.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 370
Durrës 212
Shkodër 156
Vlorë 106
Fier 49
Lezhë 43
Korçë 28
Kukës 18
Elbasan 13
Gjirokastër 7
Berat 6
Dibër 6.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko