Në mbyllje të vitit 2019 Policia Financiare Italiane ka publikuar të dhënat zyrtare mbi pasuritë e konfiskuar tëmafias italiane gjatë 5 viteve të fundit.

Sipas autoriteteve italiane nga vitit 2015 e deri më sot, krimit të organizuar vendas i janë sekuestruar 18 miliard euro pasuri. 11 miliardë në para cash e 7 miliard euro pasuri e patundshme.

Kjo pasuri e marrë në dorëzim nga shteti është baras me 1% të PPB kombëtare. Gjatë këtyre 5 viteve janë hetuar pasuritë e rreth 55 mijë personave e janë marrë në ekzaminim mbi 10 mijë produkte të tyre, mesatarisht 5.5 në ditë.

Krimi i organizuar në Itali ka perfeksionuar jo vetëm aftësinë sipërmarrëse e ekonomike por dhe ka marrë një veshje më të sofistikuar ekonomiko-financiare.

Guardia di Finanza Italiane ka investuar mbi 1 milionë euro në vit në aktivitetin e inspektimit në nivel kombëtar në të gjitha sektorët institucionalë për kapjen në kohë të shenjave të infiltrimit kriminal në ekonominë vendase.

Aktiviteti i Guardia di Finanzia është kryer në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Hetimore të Tatimeve e cila është krijuar që më vitin 1921 e ka kontribuar në procedurat e parandalimit e në operacionet e pastrimit të parave të pista, në proceset e riciklimit e investimit të tyre në mallra të sigurta si në piktura arti të kuotuara në borsë, në diamante të çmuara apo gjetje arkeologjike me vlerë të veçantë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re