Shifrat e infeksionit COVID-19, në Maqedoninë e Veriut mbeten alarmante, po ashtu edhe numri i personave që kanë ndërruar jetë. Në 24 orë kanë ndërruar jetë edhe 11 pacientë, 8 nga Shkupi, një nga Kumanova, një nga Shtipi dhe një nga Tetova.

Mediat vendase bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1364 teste dhe 185 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Shpërndarja nëpër qytete: Shkup-96, Kumanovë-2, Dibër-18, Shtip-4, Prilep-1, Tetovë-14, Strugë-20, Veles-2, Manastir-2, Ohër-7, Kavadar-2, Gostivar-2, Kriva Pallankë-1, Probishtip-1, Sveti Nikollë-2, Kërçov-3 dhe Resnjë-8.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 41 pacientë të shëruar dhe atë nga Shkupi-29, Kumanova-1, Shtip-4, Tetovë-2, Veles-4 dhe Gostivar-1.

 

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re