Skip to content

Shifra të frikshme, ja sa mësues dhe nxënës janë infektuar vetëm në dy javë mësim

Ish, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi përmes një postimi në facebook, ka publikuar shifrat e mësuesve dhe nxënësve të prekur nga Covidi në javën e dytë të fillimit mësimor. Vokshi shprehet se janë infektuar mbi 160 mësues dhe personel shkolle si dhe mbi 100 nxënës. Ish-deputetja se Rama e ka mendjen te fushata dhe jot e marrja e masave për frenimin e virusit.

Postimi i plotë: Me përfundimin e javës së dytë të vitit të ri shkollor, situata në shkolla në të gjithë vendin është përkeqësuar, por qeveria nuk ka marrë asnjë masë as për të frenuar përhapjen e shpejtë të virusit, as për të rritur cilësinë e mësimdhënies.

Duke patur si prioritet karrigen e pushtetit të vet personal, Edi Rama është i fokusuar tek riciklimi i mashtrimeve elektorale të viteve të shkuara dhe ka lënë mësuesit e nxënësit në mëshirë të fatit.
Asnjë masë shtesë e marrë në shkolla për mbrojtjen e tyre. Asnjë qindarkë e investuar për një mësimdhënie më të mirë.

Nga informacionet që disponojmë nga të gjitha shkollat e vendit, rreth 160 mësues dhe staf, si dhe mbi 100 nxënës janë të infektuar, por nuk është marrë asnjë masë për të ndërprerë zinxhirin e infektimit.
Përkundrazi! Drejtuesit militantë në shkolla e mbajnë të fshehtë informacionin, me qëllim që të mbulojnë dështimin e partisë në pushtet me hapjen e shkollave pa asnjë plan.

Numri real duhet të jetë shumë më i lartë për dy arsye: Tamponimi është bërë pak ose aspak

Edi Rama ka urdhëruar kodin e heshtjes. Asnjë drejtues nuk bën transparencë e nuk informon stafin mësimor, prindërit e nxënësit duke krijuar një situatë shumë të rënduar psikologjike. Mësuesit, nxënësit së bashku me familjarët janë në panik që shkaktohet më së shumti nga pasiguria, frika që vjen nga mungesa e informacionit.
Pas përfundimit të javës së dytë problemet kyçe janë 4.

Nuk respektohet protokolli i sigurisë së shëndetit. Në shkolla nuk ndiqet rradha e veprimeve për të testuar çdo kontakt, karantinuar dhe shkëputur zinxhirin e infeksionit. Kushtet higjieno sanitare vazhdojnë të jenë të mjerueshme. Në rreth 90% të shkollave mungojnë kushtet më elementare, si uji i rrjedhshëm dhe sapuni. Kjonsituatë është edhe në Tiranë, megjithëse çmimi i ujit është rritur vit pas vit nga Erion Veliaj.

/faxweb