Tetë persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Ndërkohë janë konfirmuar edhe 181 raste të reja me koronavirus.

Kjo është bërë e ditur në raportin ditor të IKSHPK-së, të publikuar të enjten pasdite. Numri i të vdekurve ka shkuar në 158, ndërsa numri i rasteve në 6467.

Bindshëm më së shumti raste të reja ka në Prishtinë – 77. Në Gjilan janë 17 raste të reja, në Pejë 13 raste kurse në Mitrovicë e Vushtrri nga dhjetë raste. Raste të reja ka edhe në Viti (8), Drenas (6), Fushë Kosovë (6), Lipjan (6), Podujevë (6), Dragash (4), Deçan (3). Në Ferizaj, Malishevë, Obiliq, Prizren, Skenderaj e Suharekë janë nga dy raste, kurse në Istog, Kaçanik e Kamenicë nga një rast.

Janë testuar 420 mostra në 24 orët e fundit. Të vdekurit, sipas IKSHPK-së, kanë pasur sëmundje shoqëruese.

Janë shëruar 136 pacientë në 24 orët e fundit. Të shëruar deri më tani janë 3505 persona kurse raste aktive janë 2804. Në klinika dhe spitale janë të shtrirë 289 pacientë të konfirmuar me COVID-19. 18 janë në respiratorë kurse 327 në oksigjenoterapi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re