Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 973 raste të reja, ndërsa ka pasur sërish dy humbje jete.

 

Fatkeqësisht një 71-vjeçar nga Gjirokastra dhe një 75-vjeçare nga Tirana nuk mundën t’i mbijetonin infektimit me koronavirus.

 

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2100 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 973 qytetarë, në këto bashki:

 

394 në Tiranë, 97 në Fier, 56 në Durrës, 44 në Berat, 34 në Kamëz, 33 në Vlorë, 29 në Shkodër, 25 në Lushnje, 24 në Lezhë, 23 në Sarandë, nga 18 qytetarë në Patos, Gjirokastër, 15 në Krujë, nga 12 qytetarë në Vorë, Elbasan, 10 në Tepelenë, nga 9 qytetarë në Korçë, Dimal, Peqin, nga 6 qytetarë në Kurbin, Kavajë, Dibër, Roskovec, Belsh, nga 5 qytetarë në Divjakë, Himarë, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Mat, Mallakastër, Selenicë, Përmet, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Tropojë, Shijak, Pogradec, Kuçovë, Librazhd, nga 2 qytetarë në Has, Delvinë, Këlcyrë, Devoll, Skrapar, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Kukës, Mirditë, Rrogozhinë, Konispol, Memaliaj, Maliq, Cerrik, Gramsh, Prrenjas.

Janë 5,332 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Gjirokastra 71 vjeç, një qytetare nga Tirana 75 vjeç.

 

Janë shëruar 416 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,889 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (7 Korrik 2022)Raste të reja ditore 973Të shëruar në 24 orë 416Të shtruar në spitale 29Humbje jete në 24 orë 2Testime ditore 2100

Testime totale 1,860,959Raste pozitive 285,731Raste të shëruara 276,889Raste Aktive 5,332Humbje jete 3,510

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 3,236Fier 488Durrës 331Vlorë 288Shkodër 276Berat 179Lezhë 139Elbasan 134Gjirokastër 129Korçë 71Dibër 43Kukës 18

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re