Në Greqi vijon të jetë i lartë numri i rasteve të reja ditore me Covid. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj kanë humbur jetën tetë persona dhe janë raportuar të infektuar me Covid 303 raste të reja.

Në Greqi nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 20142 ndërsa kanë humbur jetën 417 persona.

Sipas autoriteteve shëndetësore bëhet me dije se 83 pacientë po trajtohen të intubuar ndërkohë që 227 pacientë janë liruar nga ICU.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re