Kosova vijon me shifra të larta të jetëve të humbura të shkaktuara nga sèmundja e korònavirusit. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 7 pacientë duke e cuar në 192 totalin e víktimave.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 401 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 239 raste pozitive.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 82 raste, komuna Mitrovicë 27 raste, komuna Ferizaj 24 raste, komuna Drenas 17 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Podujevë 14 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Rahovec, Skenderaj dhe Kaçanik.
Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 7.652 nga 35.121 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, dhe 3.331 persona mbeten aktivë. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 102 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot ka arritur në 4.129 raste.
/faxweb
