Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 382 viktima nga koronavirusi, për një total prej 27359 vdekje që nga fillimi i epidemisë.

Numri i përgjithshëm i të të shëruarve është rritur në 68.941 dhe vetëm sot u regjistruan 2.317 të shëruar brenda një dite.

Autoritetet raportuan gjithashtu se numri total i të infektuarve nga Covid është mbi 200 mijë që nga fillimi i epidemisë teksa sot pati 2,091 raste të reja infeksioni

Në kujdesin intensiv janë të shtruar 93 pacientë më pak se dje për një total prej 1863 pacientësh

“Kanë mbetur 6 ditë deri në 4 maj, kur fillon një lehtësim gradual i masave të kontrollit, izolimit dhe bllokimit. Ne nuk mund të mashtrojmë veten duke menduar se kemi dalë nga rreziku dhe t’i nënvlerësojmë masat mbrojtëse”, – tha Komisioneri Italian për emergjencën nga koronavirusi, Domenico Arcuri në një konferencë për shtyp në Mbrojtjen Civile

Plani i qeverisë është gjithashtu që duke filluar nga data 1 qershor të rihapen baret, restorantet, parukeritë, sallonet e bukurisë, berberët dhe qendrat e masazheve gjithmonë me masa të adoptuara kurse shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri në shtator.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re