Skip to content

Shifrat alarmante të koronavirusit në Shqipëri, kufizohet lëvizja nga dita e mërkurë

Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë ka propozuar që prej ditës së mërkurë të kufizohet lëvizja nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve ka bërë të ditur se në këtë fashë orare, do të mbyllen edhe lokalet dhe restorantet. Këto masa hynë në fuqi nga dita e mërkurë.

“Në kushtet kur nuk ka një mjekim specifik për sëmundjen, mënyra më e mirë vazhdon të mbetet parandalimi. Duke analizuar situatën, kemi propozuar të merren disa masa. Ne vlerësojmë të ndërmarrim masat që të frenojmë përhapjen e infeksionit. Kufizim i lëvizjes nga ora 22:00-06:00, me përjashtim të lëvizjeve për nevoja të domosdoshme, të mbyllen baret dhe lokalet në këtë fashë orare”, u shpreh Rakacolli.