Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 8 raste të reja pozitiv me COVID-19, mes të cilëve 2 janë pjesë e personelit mjekësor në Shkodër dhe Kukës dhe 6 raste të tjera janë në Tiranë.

Kjo e çon numrin e rasteve të infektuar me koronavirus në 475 të prekur, ndërsa Kukësi shtohet për herë të parë në hartën e të prekurve me COVID-19 dhe zgjerohet në Tiranë e Shkodër. Ndërkohë, në qarkun e Dibrës nuk ka ende asnjë rast të raportuar me koronavirus.

Vetëm gjatë 24 orëve janë kryer 236 persona të dyshuar nga të cilët 45 janë personel shëndetësor, kryesisht në spitalin e Shkodrës.

Gjithashtu me numrin e ulët të të prekurve gjatë 24 orëve të fundit, vjen dhe lajmi i mirë, ku 16 pacientë janë shëruar duke e çuar numrin e personave që kanë fituar betejën e tyre në 248 pacientë.

Deri në këto momente janë testuar 4306 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 475 raste. Ndërsa grafiku i të gjithë ecurisë së kurbës së koronavirusit tregon një qëndrueshmëri të rasteve të konfirmuara, kryesisht gjatë dy javëve të fundit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re