Skip to content

Shifrat Covid në Kosovë vazhdojnë me ritme minimale, vetëm një viktimë në 24 orë, ja sa raste të reja u identifikuan

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar ditën e sotme 7 raste të reja me Covid-19 dhe vetëm një viktimë në 24 orë.

Po ashtu njoftohet se sot janë shëruar 103 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.894. Në total numri i rasteve aktive është 434.

Njoftimi:

13 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.907 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98.277 doza të vaksinës.

Nga 2.117 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 103 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.894.

Në total numri i rasteve aktive është 434.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb